Gashi: Qeveria nuk e ka ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
05 korrik 2019
| 13:47
Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim që t’u ndalon hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve nga Serbia, u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sqarimet vijnë një ditë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes këshilltarit të ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, ka komunikuar lajmin përmes profilit të tij në “Facebook” për marrjen e vendimit për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.
Por, Donjeta Gashi, zëdhënëse e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë shkurt për “Radion Evropa e Lirë” se “Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë”.