Gashi: Qeverinë Kurti e karakterizon mashtrimi
26 prill 2021
| 11:37
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se këtë qeveri e karakterizon mashtrimi.
Në seancën e sotshme parlamentare, ai ka thënë se kjo qeveri po tenton të fshihen pas gjinisë duke e përmendur edhe rastin e kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në Vetëvendosje.
“Mashtrimin që e keni kthyer në kauzë, është ajo çfarë ju përfaqëson dhe ju karakterizon. Përfaqësimi mes mashtrimit është i padenjë. Tani jeni në pushtet, nëse diçka është gabim, rregullone, nëse diçka nuk funksion rregullone. Trajtoni me prioritet gratë e këtij vendi, jo sepse janë gra por sepse janë deputete”, ka thënë ai.