Gashi: Qysh është e mundur që Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, ndërsa të Kosovës e linçon?

18 nëntor 2024 | 17:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut duhet të vendos për gjuhën shqipe, dhe se ajo merr vendime të drejta.

Gashi ka shtruar pyetjen se si është e mundur që GJK-në e Maqedonisë së Veriut ta lavdëroj e besoj kurse të Kosovës ta linçoj.

“Qysh është e mundur kështu?! Albin Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës shqipe në atë shtet, ndërsa Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e linçon për gjithçka dhe sa herë që vendimet e saj nuk i përshtaten?!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin…