Gashi rikthehet në Zvicër
13 dhjetor 2019
| 17:30
Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi do ta vazhdojë karrierën në futbollin zviceran.
Gashi i kishte dhënë fund eksperiencës së tij amerikane me ekipin Colorado Rapids, ndërsa sipas medieve zvicerane, nga 1 janari ai pritet t’i bashkohet ekipit të Aaraut. 31-vjeçari do t’i bashkohet projektit të klubit zviceran, i cili synon të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.
Gashi, dikur përfaqësues i Kombëtares shqiptare, një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar në Zvicër, ku e kishte arritur edhe kulmin, mbi të gjitha tek Baseli. Ai pritet të nënshkruajë kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2023.