Gashi rikthehet në Zvicër
03 janar 2020
| 08:12
Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, është transferuar në rangun e dytë të garave në Zvicër, te Aarau.
31-vjeçari është kthyer në Zvicër pas largimit nga Colorado Rapids në Amerikë.
Ai ka nënshkruar kontratë që e mban në Aarau deri më 30 qershor 2023.
Gashi ishte pjesë e Aaraut edhe në sezonin 2011-2012, ku kishte kontribuar me 23 gola e 19 asiste në 44 ndeshje.
Te Colorado ka realizuar 14 gola në 69 paraqitje. Për Shqipërinë ka 16 paraqitje.
Pas 18 xhirove në Challenge League, Aarau është i shtati nga 10 skuadrat, me 22 pikë të tubuara.