
Gashi: Rinia e Kosovës po izolohet padrejtësisht nga Evropa
12 gusht 2018
| 13:37
Në kuadër të “Ditës së Rinisë”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së basku me organizatat “Access” dhe “Molla e kuqe” kanë mbajtur sot një performancë artistike me moton “Kosova është gati”.
Ata kanë vendosur një puzzle në sheshin “Nëna Terezë” në formë të derës e cila u hap pasi ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, vendosi pjesën e fundit në të.
Me këtë rast, Gashi ka uruar rininë në ditën e tyre, duke shtuar se përmes këtij instalacioni kanë dashur të tregojnë se Kosova është gati për në Evropë.
Sipas tij, pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave është e padrejtë që rinia e Kosovës të jetë ende e mbyllur.
Ai ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të ndodh këtë vit.