Gashi: Me Shqipërinë patëm problem për patatet e jo të kemi një president të përbashkët
19 shkurt 2018
| 19:15
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë që deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët është e “rrezikshme”.
“Nuk po mund ta zgjidhim me Shqipërinë problemin me patatet e lëre më të kemi një president. Përgjigja se nëse është në rregull kjo deklaratë nuk është e thjeshtë nëse e merr parasysh gjendjen e dy shteteve. Më shumë ushqen dëshirë për ndarje të Kosovës”, ka thënë Gashi në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.
Sipas Gashit kjo deklaratë e nxituar e Ramës, ka elemente të propagandës politike për konsum të brendshëm.
“Ky lloj diskursi nuk është për momentin në interes të shqiptarëve dhe mendoj se është diskutimi retorik jofrytdhënës në gjendjen që është Kosova”, shtoi ai,