Gashi: S’ka ndodh në histori të Kosovës që një kryeministër të qëndrojë 10 ditë në Greqi me buxhet të shtetit

16 korrik 2021 | 12:43

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e situatës në Deçan.

Gashi ka thënë se reagimi institucional në lidhje me ndodhitë në Deçan ishte shumë i vonshëm.

Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë, siç ka thënë ai me buxhet të shtetit, që një kryeministër të qëndrojë në një konferencë internacionale në Greqi, ku sipas tij flitet për ide komuniste.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës një kryeministër me buxhet shteti qëndron në një konferencë internacionale në Greqi, ku flitet për ide komuniste. Ky kryeministër ka dështuar me u përgjigj në Deçan për të mirën e qytetarëve. Qëndron me paret e buxhetit me familje”, ka thënë Gashi në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të premten një aksion simbolik…