
Gashi: Specialja në bashkëpunim me Serbinë po fabrikon provat kundër UÇK-së
Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi është deklaruar pas arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.
“Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politikë është. Po ku kanë pa këta të Speciales në Hagë ta arrestojnë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestuar dikë të vetin. Çka kanë faj Nasimi e Hysniu që atyre iu rrodhën dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selisë së OVL të UÇK-së. “Faji” i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”, ka shkruar ai.