Gashi: Tashme në parlamentin e Suedisë kemi dy deputetë me rrenjë shqiptare
Numrimi i votave për parlamentin suedez ka përfunduar, tashme dhe zyrtarisht kemi dy deputetë me rrenjë shqiptare në parlamentin e Suedisë, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, gazetari Astrit Gashi, i cili jeton në Suedi.
“Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku do të përfaqësojnë Socialdemokratët e Hallandit”, ka shkruar Gashi, i cili ka publikuar votat e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet që u mbajtën më 11 shtator.
“Nga keto shifra rezulton se asnjëri nga kandidatët fitues nuk ka më shumë se 200 vota shqiptare. Në Suedi jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë”, ka shkruar Gashi.
Adnan Dibrani 1 994 / vota
Aida Birinxhiku 1465 / vota
———————————-
Arber Gashi 600 / vota
Besim Matoshi 337 / vota
Adrian Mazreku 325 / vota
Selvete Murtezi 324 / vota
Ardita Berisha Cani 254 / vota
Arbesha Sabani 186 / vota
Nexhat Shabani 167 / vota
Aurora Eriksson 96 / vota
Avni Dervishi 61 / vota