Gashi: Të bëhet hetim i plotë për Dejona Mihalin, ushtroi ndikim në KEK
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Gashi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka prezantuar projektrezolutën e cila tashmë është mbështetur edhe nga PDK-ja, AAK-ja dhe deputetët e pavarur.
Gashi ka bërë me dije se përmes saj kërkohet hetim ndaj Dejona Mihalit, koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vendos edhe kur të ketë reduktime të energjisë elektrike, sipas mesazheve që ka publikuar “Nacionale” në mes të saj dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Kuvendi kërkon një hetim të plotë për rolin e personit të quajtur Dejona Mihali dhe çdo personi tjetër që ka ushtruar ndikim të jashtëligjshëm në menaxhimin në KEK dhe proceset e rekrutimit, duke përfshirë punësimet e jashtëligjshme”, ka thënë Gashi.