Gashi thotë se anëtarësimi në Interpol kërkon angazhim politik
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, me të cilën kanë biseduar për prioritetet e dy ministrive në ndërlidhjen e veprimeve me qëllim të realizimit të objektivave shtetërore.
Në këtë takim u diskutua rreth koordinimit të veprimeve institucionale me qëllim të lobimit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të rëndësishme të sigurisë në botë.
Ministri Gashi ka thënë se në këtë proces është e rëndësishme që të ketë angazhim politik për arritjen e këtyre objektivave madhore për Kosovën dhe për këtë u dakordua edhe zëvendësministrja Vuniqi se është shumë e nevojshme mbështetja e shteteve mike në këtë proces.
/Epoka e re/