Gashi thotë se LDK-ja ka refuzuar disa ministra të LV-së, reagon Besnik Bislimi

16 prill 2020 | 00:04

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për disa prapaskena në raport me arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se standardin e qeverisjes së pastër e ka krijuar Isa Mustafa.

“Qeveria Mustafa nuk ka pasur ministra me aktakuzë. Në momentin kur Ferid Aganit i është konfirmuar aktakuza është shkarkuar”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se edhe ne qeverisjen me LVV-në, LDK-ja nuk ka pranuar disa emra nga kjo parti.

“Kemi refuzuar edhe ministra që kanë pasur të vijnë nga Vetëvendosje pasi kanë pasur probleme që dihen…Mund të gjenden kush çfarë problemi ka pasur. Nuk dua t’i përmend emrat publikisht”, ka thënë Gashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit të Vetëvendosjes, ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi.

“Arben Gashi është duke gënjyer. Asnjë emër i ministrave nuk është diskutuar me LDK-në pasi Vetëvendosje i ka bërë publik emrat e ministrave pa u arritur marrëveshja”, ka thënë Bislimi në një reagim që ka drejtuar ndaj drejtuesit të emisionin Ermal Panduri.

Ndërkohë Gashi ka thënë se edhe në kryesi të LDK-së është diskutuar se nëse Vetëvendosje propozon emra të caktuar që nuk dëshiroj t’ua përmend emrat nuk do të bëhet koalicioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, u ka bërë apel qytetarëve…