Gashi thotë se qeveria në detyrë ka përmbysur rendin juridik dhe kushtetues
14 prill 2020
| 13:04
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj masave të reja të qeverisë në detyrë.
Gashi ka thënë se Kosova ka një qeveri e cila sipas tij ka suprimuar Kuvendin.
Sipas tij, kjo ekzekutivi nga qeveri në detyrë është shndërruar në një qeveri në “uzurpim”.
Ai ka theksuar se Qeveria Kurti ka dalë kundër vullnetit të më shumë se 2/3 të qytetarëve.
Sipas Gashi, Qeveria Kurti e cila është në dorëheqje e ka përmbysur rendin juridik dhe kushtetues.