Gashi tregon që është shqiptar me këtë video, pa e thënë me fjalë

01 korrik 2021 | 23:23

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Gashi jeton prej vitesh në SHBA. Krenarinë për origjinën e tij e ka shprehur gjithmonë, por edhe për artistë të tjerë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë patur sukses, si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Së fundmi ai ka postuar një video, shkëputur nga përgatitjet e klipit më të ri. Bëhet edhe pjesë e trendit të TikTok ku përdoruesit tregojnë pjesë nga tradita e vendeve të tyre për të thënë se nga cili vend vijnë. Gashi me emrin e vëtetë Labinot, nën tingujt e këngës së re, shihet duke hedhur valle bashkë me vajzat e klipit: Më trego që je shqiptar pa më thënë që je shqiptar, shkruan ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar…