Gashi: Trupi gjykues mori vendim pa prova në rastin e Sylejman Selimit

29 tetor 2018 | 14:08

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka thënë se trupi gjykues ka marrë vendim pa asnjë provë me rastin e dënimit të ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se trupi gjykues në rastin “Drenica”, kanë qenë në lidhje dashurie.

“Në ditët në vijim do ta publikojmë dokumentin që vërteton për marrëdhënie dashurie në mes të kryetarit të trupit gjykues, Darius Selicki dhe gjyqtares Ana Adamska Galant, të cilët kanë marr vendim të përbashkët për dënimin pa prova të gjeneral Sylejman Selimit dhe të gjithë të tjerëve në rastin ‘Drenica’”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i Gashit:

Dita e 140. Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerr aktgjykim të ri në tentativë për të krijuar konfuzion të qëllimshëm për mos respektimin e vendimeve të veta për lirimin e Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme e Kosovës e merr këtë vendim me arsyetimin se “nuk ka prova për marrëdhëniet e dashurisë në mes të gjyqtarëve” por kinse mbrojtja thirret në thashetheme.

Në ditët në vijim do ta publikojmë dokumentin që vërteton për marrëdhënie dashurie në mes të kryetarit të trupit gjykues, Darius Selicki dhe gjyqtares Ana Adamska Galant, të cilët kanë marr vendim të përbashkët për dënimin pa prova të gjeneral Sylejman Selimit dhe të gjithë të tjerëve në rastin “Drenica”.

Për më tepër në këtë dokument ka prova të shkruara se kryetari i trupit gjykues, Darius Selicki i ka quajtur ushtarët e UCK-së që i ka gjykuar “shtazë” (animals) dhe shqiptarët si krijesa nga “incesti” (albanians as “inbred”).

Më tej, ai ka deklaruar se nëse i dënoj të akuzuarit (gjeneral Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe 15 komandantë dhe ushtarë të tjerë të UCK-së) ai do të gjej punë gjithkund në Bashkimin Evropian. Dokumenti që do të publikohet do të jetë vetshpjegues.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1884926718249718&set=a.707115116030890&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Severin Elezaj nuk është më trajner i Dukagjinit nga Klina,…