Gashi: UÇK-ja dhe heronjtë e saj janë vlera jonë kombëtare

25 gusht 2023 | 16:54

Në Kompleksin e dëshmorëve në Kleçkë, familjar të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së dhe qindra qytetar të Llapushës dhe të trevave tjera shqiptare u shënua 25 vjetori i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”. Me një historik të asaj periudhe e paraqiti edhe prof. Ibrahim Gashi.

Fjalimi i plotë i historianit Ibrahim Gashi në përvjetorin e 25-të të Brigadës 121 “Kumanova”

Të shkruhet për historinë e njërit nga formacionet më të rendësishme dhe me të lavdishme, pra për Brigadën 121 “Ismet Jashari-Kumanova”  nga një distancë relativisht e shkurtër historike, në kohën kur shumë nga protoganistët e saj janë të gjallë, është një përgjegjejësi për çdo studjues e ne veçanti për historianet. Përgjegjësia konsiston në prezantimin sa më autentik dhe origjinal të rolit dhe peshes që barti kjo brigadë në luftën çlirimtare duke i ikur cdo lloj  ndikimi apo subjektivizmi dhe duke e paraqitur në permasen reale rezistencen e njësiteve të para që vepruan gjatë verës së vitit 1998   në regjionin të Llapushës  nga të cilat u krijua më pas kjo brigadë.

Ristrukturimi i UÇK-së, pas testit të suksesshem që kaloi në përballimin e ofansives së verës së vitit 1998 dhe krijimi i shtatë zonave operative dhe brigadave si njësi më të mëdha  ushtarake në kuadër të zonave, më shumë nënnjësi (batalone, kompani e toge) të profilizuatra  mund të konsiderohet e arritura më e madhe organizative e UÇK-së. Brigadat në historinë e shumë doktrinave ushtarake përshkruhen si njësitë më të suksesshme dhe më të rendësishme në kuadër të strukturës së çdo ushtrie. Në historinë amerikane mund të lexojmë: “Brigada ka qenë një komponent kyç i ushtrise amerikane që nga themelimi i brigades së parë të vullnetarëve të milicisë koloniale nën komandën e George Washington në 1758”.

Sot kur po festojmë 25 vjetorin e Brigadës 121, duhet rrefimin ta fillojmë aty nga ku vertëtë nisi. Pas betejes heroike të Jasharajve të fillim marsit 1998 dhe renies heroike të komandandit legjendar Adem Jasharit dhe familjeve Jashari Lufta Çlirimtare po hynte në fazen e masovizimit të saj. Qindra vullnetar mësyen malet.   Drenica dhe Llapusha, por edhe regjione tjera ishin shndërruar në qenrda sterivitore për regrutët që vinin nga të gjitha anët e Kosovës. Shqiptarët të shtypur, të përvuajtur dhe të përsekutuar pothuaj për një shekull tashmë përfundimisht kishin hyrë fuqishem në rrugen e lirisë. Momenti kishte ardhur. Pushtimi serb mund të hiqej vetëm më luftë të armatorsur. Akti  i renies heroike i familjes emblematike të Jasharajve i kontribuoi krijimit të këtij momentumi. Përgjegjësia dhe ndjenja atdhetare kishte prekur thellë ndërgjegjen e secilit shqiptar që kishte provuar qoftë edhe një herë gjatë shekullit të robërisë, dhunën e pushtuesit. Pas marsit të vitit 1998, celulat e vogla të UÇK-së po shendrroheshin në njisite dhe formacione të rregullta.

Në fillim të muajit maj 1998 në të dy anët e rruges magjistrale Prishtinë-Pejë, në fshatrat e Grykes së LLapushnik (Llapushnik, Arllat, Gjergjicë, dhe në fshatrat në prapashpinë  (Terpezë, Berishë, Fshat I Ri, Kleçkë dhe Negroc, Vuqak,)   ishin krijuar njësitët e para të UÇK-së. (Çeliku, Pëllumbi dhe Guri).     Me 8 maj forcat e UÇK-së që vepronin në këtë pjesë  e  kryen sulmin e parë ndaj një kolone të forcave serbe në fshatin Gjergjicë.    Të nesermen, me 9 maj 1998, në një akcion të madh të forcave serbe për tu hakmarr ndaj fshatrave të Grykes, UÇK beri rezistencen më të madhe deri atëherë ndaj forcave serbe. Forcat serbe për disa orë moren pikën strategjike të Guri i Llapushnikut, në pjesen më strategjike të Grykes. Nga kjo pikë ata mund të kontrollonin magjistralen në tërë gjatësinë e saj përgjatë Grykes. Mirëpo, pasditën e kësaj ditë njisiti i UÇK-së   Çeliku, i ndihmuar nga ana tjetër e magjistrales edhe nga njësitet Pellumbi dhe Guri si  dhe lufterë të shquar ngathellësia e Zonës së Drenicës dhe  Shtabi i Përgjithshem nga  Likofci, më një sulm të sinkronizuar nga të dy anet e Grykës sulmuan pikën tek Guri dhe rreth ores tre pasditë i detyruan forat serbe të tërhiqen, me humbje të konsiderueshme (të vrarë dhe të plagosur, por që trupat e tyre arriten t’i  tërheqin), një pizgauer të djegur dhe shumë municione të lëna në terheqje e siper.

Mbyllja e Grykës së Llapushnikut, perkatësisht e aksit magjistral Prishtinë Pejë dhe Prishtinë Gjakovë krijoi premisen e krijimit të zonës së lirë. Njësiti Çeliku që kishte hapsiren më të madhe të operimit nga Gryka e Llapushnikut e deri ne Grykë të Carraleves ndërmori hapin tjetër më mbylljen e rrugës Duhël-Malisheve në ndërkohë që edhe njësitet tjera të përmendura të rrasa e Rahovecit kishin ndërprere rrugen Rahovec-Malishevë dhe tek Gryka e Dollcit ishte mbyll edhe hyrja nga perendimi në zonën e Llapushës nga drejtimi i Klinës dhe i Pejës. Kesisoji u krijua Zona e parë e lirë në një hapsirë territoriale të konsiderueshme me qender Malisheven.

 

 

Shumë nga ju në kapacitete të ndryshme i keni perjetuar ato ditë të lavdishme por edhe shumë të veshtira kur në front luftohej për jetë a vdekje e kur në prapavi, mbijetohej 24 orë më sy dhe mendje kah istikamet e trimave të lirisë me friken se çka nëse ato istikame bien vdekja do të ishte e llahtarshme më masakrime dhe dhunime, sikunder arrinin lajme dhe rrefime të trishta nga shumë pjesë të Kosovës ku civilet shqiptarë mbetëshin në mëshiren e armikut.

Pas  betejes heroike të 25 dhe 26 korrikut kur formacionet tona u sulmuan më një arsenal tepër të madh forcat serbe arriten të thejnë rezistencesn e pozicioneve të para,  por sapo ato tentuan të ngjitën në lartësitë e këtyre fshatrave ato hasen në rezistencen e njësiteve të UÇK-së dhe deri në fund të luftës pjesë më ta larta të fshatit Llapushnik, fshatrat Terpëzë, Lladrofc, Berishë, Fshati i ri (Novosellë) Divjakë dhe Kleçkë deri në fund të luftës mbëtën të pamposhtura. Këtu vazhdoi një rezistencë, më mësymje të vazhdueshme të armiku, granatime të përditëshme dhe luftime dhemb për dhemb, shpeshherë nga afersia. Janë të njohura luftimet tek Gradina e Llapushikut, në Terpezë dhe në Lladrofc, në Luzhnicë, ku luftëtarët tanë shpërfaqën në njëmëndësi heroizmin që kemi mësuar nga legjendat dhe në një përballje tepër të pabarabartë numerike dhe teknike në krahasim më forcat armike arriten të qendrojnë të pamposhtur në pozicionet e tyre. Kjo përben elementin me të rendësishem të luftës të Brigadës 121, kontinuitetin  rezistences,  që demantoi thenjet e diktatorit serb se shpejt do të mbaroi punë më “grupet terroriste” shqiptare dhe do të bisdeoi me “shqiptaret e ndershem” për cështjen e Kosovës. As thenia e kryenacionalistit dhe kryekriminelit serb V. Sheshelj se shpejt do te pijë kafen në Berishë nuk u be asnjëherë realitet.

Nga njësiti Çeliku dhe njiset tjera që vepruan në këtë zonë në procesin e transformimit  të UÇK- në fundin e verës dhe fillimin e vjeshtes së vitit 1998 u krijua Brigada 121 “I. J. Kumanova”, e cila deri ne mbarim të luftës arriti ta shtrij harkun veprues dhe rezistencen kunder forcave armike në pesë komuna të Malisheves, Drenasit, Lipjanit, Shtimes dhe te Suharekes. Brigada përbehej nga 4 batalione dhe shumë nënnjisi tjera si kompani e togje. Batalionet mbanin emrat e heronjëve të kësaj brigade, Imer Alushani, Ruzhdi Salihu, Sadik Shala dhe Afrim Krasniqi,  të cilët,  në krye të njisiteve të tyre kishin renë dëshmor të atdheut. Qendrësa e Brigadës 121dhe efektet që prodhoi në rrjedhen e luftës çlirimtare janë dhe do të shenohen si storje e veçantë në historinë e saj. Betejat e Gradinës, Beteja e Carralevës, Beteja e Luzhnicës dhe Beteja e Duhlës, krahas betejave të para në Grykën e Llapushnikut prodhuan efekte mbijetese dhe rivitalizuesese te forces së UÇK-së, në momentet më kritike të saj.

Nga prespektiva 25 vjeqare secili studjues i paanshem qoftë edhe i huaj nuk mund të anashkaloi pa e njohur rendësinë shumëdimensionale që prodhoi kjo qendresë e Brigadës 121 dhe njësiteve të saja.

Në periudhen më të vështirë të luftës, në këtë zonë ishte vendosur Shtabi i Përgjithëshem i UÇK-së, Spitali Ushtarak dhe mbi 100.000 civil të zhvendosur. Këtu u be një rezistencë për jetë a vdekje në kuptimin e plotë të fjalës. Nga kjo rezistencë varej fati i Luftës. Nga këtu vepronte Agjencia e Lajmeve dhe Radio Kosova e Lirë. Këtu ishte zeri i vertëtë i luftës që asnjëherë nuk u nderpre. Nga këtu u nis delegacioni i UÇK-së për në Rambuje, Këtu u morën vendimet e rendësishme për rrjedhen e luftës. Këtu u krijua Qeveria e Përkohshme. Këtu u bë i mundshem funksionimi i dimensionit humanitar për mbrojtjën e popullsisë civile, por jo vetem mbrojtje por edhe ushqimin me ç’rast u aktivizuan 9 mullinj te luftes me fuqi hidraulike, u ngrit një sistem i kujdesit shendetesor të të popullates,. Shkalla e organizimit jo vetëm në front por edhe në prapavijë ishte mbresëlënëse.  U be hapja e shkollave provizore ne kushte luftës   në mënyrë që femijët, përveq edukimit,  femijet të ndjhen të lirë, gje që i kurseu në masë të madhe ata nga traumat që prodhonte lufta.

Një moment tepër i rendësishem për të përcaktuar në masë të konsiderueshme epilogun e luftës ishte padyshim ndrërhyrja e forcave të NATO-s me sulme nga ajri mbi caqet ushtarake serbe. Në kohen kur filluan sulmet e NATO-së u intensifikuan edhe veprimet ushtarake të forcave tona për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për të filluar një akcion të përgjithshem për çlirimin e vendit. Operacioni “Shigjeta” dhe Beteja e Kosharës mbetën të një rendësie të veçantë, por ekzistimi i një rezistence të organizuar të UÇK-së në brendi të Kosovës në Kleqkë dhe Divjakë dhe ne pikat mbrojtese në Gradinë të Llapushnikut, ne Terpeza, Në Lladrovc, në Luzhnice, në Nekovc e në Blinajë, ka edhe një dimension tepër të rendësishem, atë të koordinimit të sulmeve ajrore të Aleances veriatlantike, duke ofruar informacione për vendndodhjen e forcave armike, përmasen numerike, tekologjinë dhe shumë të dhëna tjera tepër të vlefshme. Nga Shtabi i Përgjithshem i UÇK-së Komanda kryesore e NATO-s furnizohej më të gjitha të dhënat e nevojshme dhe në fakt kishte veprime shumë të koordinuara mes tyre. Njësitët tona sulmonin nga toka për të nxjerr nga pozicionet e maskuara artilerinë serbe dhe gjatë rrjedhes se luftimeve ndodhnin bombardimet e NATO-së duke asgjesuar arsenale të tera të armikut. Për më shumë se dy muaj të sulmeve të NATO-së nga kjo zonë ishte vendosur një komunikim i rregullt ditor mes Shtabit të Përgjithshem të UÇK-së dhe Komandës së NATO-së. Nga këtu ishte hartuar edhe plani i përmbylljes së sulmeve dhe hyrja e forcave aleate  nga toka. Shikuar nga rendësia që kanë të gjitha këto momente që i përmenda mund të konstatohet se pa qëndrueshmërinë e UÇK-së ka shumë rrezik që rrjedha e ngjarjeve për Kosovën do të ishte shumë më e disfavorshme

 

 

Sot, 25 vite pas UÇK, vlera jonë më e madhe kombëtare dhe lufta e saj, e cilësuar edhe nga studjuesit e huaj, si lufta më e suksesshme çlirimtare e shekullit XX, po atakohet më shumë se kurr. Ata që dje ishin kundër saj po mundohen ta minimizojnë deri në mohim vleren e saj. Sot në Hagë padrejtësisht po akuzohen krerët më të lartë të kësaj ushtrie dhe tw shtetit te Kosovws Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Këta sikur më parë z. Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj më shokë që e dëshmuan botërisht pastertinë e luftës së UÇK-së do të kthehen në heronjë që dëshmuan se lufta e UÇK-së ishte vetem luftë clirimtare dhe mbrojtëse, të tillë çfare e njeh historia.

 

Në fund të këtij shkrimi dua që më theks të veçantë të përseris atë që u tha në fillim se meritat për rezistencën e pashuar të forcave tona në harkun veprues të Brigadës 121 ishin të gjithë atyre luftëtarëve dhe heronjve të lirisë që kishin venë në sherbim të çlirimit të atdheut më të shtrenjtën, jetën e tyre, pra e 68 dëshmorëve të kësaj brigade, e ushtarëve të brigadës sy pa trembur dhe sypambyllur qe qendruan me ditë dhe netë në istikame duke zbrapsur sulmet armike dhe  e të gjithë udheheqësve dhe komandantëve të kësaj Brigade në krye me komandantin e saj Fatmir Limaj, komandant Çeliku dhe të  Shtabit të Përgjithshem që më sukses e drejtuan këtë luftë, duke e mbajtur lartë flamurin e fitores, dhe idealin e lirisë. Merita ju takon edhe të gjithë atyre banorëve të ketyre zonave që vunë gjithë çfarë kishin, përfshi edhe familjet e tyre për të ndihmuar luftën dhe në fund një mëritë të veqantë, shumë përcaktuese ka ndihma e aleatëve perendimor që më sulmet e NATO-s e shendërruan këtë qëndresë në fitore.

 

Të nderuara familje të dëshmorëve

Të nderuar invalidë, veteran dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta

I nderuar komandant i Brigadës z. Fatmir Limaj

Të nderuar luftëtar dhe komandant të njësiteve të brigadës 121

Të  nderuar përfaqësues të institucioneve (deputet, kryetar te komunave,)

Motra dhe vëllezër,

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Brigadës 121

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi Joao…