Gashi udhëton me transport publik në Evropë (Foto)
01 shkurt 2018
| 21:33
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, njëherësh edhe ministër i diasporës, është parë duke udhëtuar me tren nga Brukseli për në Frankfurt.
Sipas bisedave që i ka bërë me disa bashkudhëtarë, ai u kishte thënë se këtë po e bën për ta kursyer buxhetin e shtetit.
Gashi atje ndodhet për të marrë pjesë në disa takime zyrtare, dhe pas kësaj do të udhëtojë për në SHBA së bashku me ministrin shqiptar të diasporës, Pandeli Majko.