![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/FB_IMG_1646646167027.jpg)
Gashi, “ylli i javës” në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Lumi Gashi
Mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.
Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar FC Drenica – Faqja Zyrtare që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën ne #BKTSuperligë.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Drenica, e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT.