![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/joni.jpg)
Gashi zë vendin e pestë në Kampionatin Evropian për junior
28 gusht 2023
| 11:23
Taekwondisti, Jon Gashi, zuri vendin e 5-të në Kampionatin Evropian për junior, të mbajtur në Talin të Estonisë, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.
Gashi (-73 kg), bursist i KOK-ut si shpresë olimpike 2023, arriti deri në çerekfinale, pas fitores në raundin e dytë, derisa të parën e kaloi pa luftë.