Gashi: Zgjedhjet nuk varen nga LDK-ja e PDK-ja
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka folur rreth pretendimeve të LDK-së dhe kërkesës së tyre për zgjedhje.
Gashi ka thënë se gjasat për të caktuar datën e zgjedhjeve janë brenda 12 muajve ose 45 ditëve.
Ai ka folur edhe për tryezën e thirrur nga LDK-ja të cilës iu bashkuan edhe partitë e tjera për të folur rreth caktimit të zgjedhjeve.
“LDK-ja e ka zgjedh rrugën e tryezës dhe të gjitha partitë kanë qenë të pranishme në këtë tryezë. Në këtë tryezë janë diskutuar tri probleme: liberalizimi, platforma për bisedimet me Serbinë dhe datën e zgjedhjeve, dhe për këtë të fundit të gjithë janë pajtuar por nuk janë pajtuar se kur të caktohet data. Ideja për caktimin e datës është renda 12 muajve ose brenda 45 ditëve”, u shpreh Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Gashi ka theksuar se për të shkuar në zgjedhje s’ka rëndësi çka duan LDK-ja e PDK-ja, por çfarë duan 61 deputetë, duke thënë se në këtë rast këta 61 deputetë duhet t’i bëjnë partitë që janë në opozitë.