Gashijani, ‘Ylli i javës’ në Superligë

22 prill 2025 | 11:17

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim, për javën e 30-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Elvir Gashijani.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Muhamet Sylejmanit, Agim Maliqit dhe Fisnik Ademit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e tridhjetë t’i takojë Elvir Gashijanit, i cili shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke qenë lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij në fitoren e rëndësishme në udhëtim kundër Malishevës, e cila përfundoi me rezultat 1:3:

“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale. Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës. Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i javës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, familjen, klubin dhe dy njerëzit që janë gjithmonë afër meje – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin”, ka thënë Gashijani për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…