Gasperini do të largohet nga Atalanta, nuk mungojnë ofertat

20 mars 2025 | 12:59

E ardhmja e Gian Piero Gasperinit duket larg Atalantës, me trajnerin italian që pritet të largohet në fund të sezonit.

Trajneri në fjalë ka tërhequr interes nga disa klube të huaja. Përveç Juventusit dhe Romës, për trajnerin 67-vjeçar janë interesuar edhe klube nga Arabia Saudite, Franca dhe Portugalia. Roma mbetet skuadra favorite, pasi Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit.

Atalanta aktualisht është e treta në Serie A , 6 pikë prapa Interit kryesues. Skuadra tashmë është eliminuar si nga Coppa Italia ashtu edhe nga Liga e Kampionëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga Unike e Basketbollit të Femrave do të mbyllë sot…