Gasperini: Dua Realin në finalen e Superkupës së Evropës
“Në finalen e Ligës së Kampionëve ne mbështesim Real Madrid”. Kështu shprehet Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës për ndeshjen mes spanjollëve të Ancelottit dhe Borussia Dortmund.
“Nuk kemi asgjë kundër Borussias, me të cilën jemi përballur edhe vite më parë në Evropa Ligë, por finalen e Superkupës së Evropës në Varshavë më 14 gusht me Real Madridin do të ishte më prestigjiozi i mundshëm”, ka thënë Gasperini.
Me një sy në Superkupën e Evropës, Gasperini praktikisht i ka shlyer rezervat për të ardhmen e tij, e cila, pavarësisht miqësive të shumta, do të vazhdojë të jetë në Atalanta.
“Me fitoren në Evropë kam marrë oferta edhe nga jashtë, por jo, nuk ka më kohë. Edhe tani kam pasur një ofertë të bukur nga Premier Ligë, diçka e fundit, por Italia më pëlqen shumë”m ka deklaruar Gasperini.