Gasperini: Kundër Unitedit vlen vetëm fitorja

02 nëntor 2021 | 11:45

Sonte Atalanta e pret Manchester Unitedin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e kaluar fituese doli skuadra angleze pasi e përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Trajneri Gian Piero Gasperini nuk e fshehu rëndësinë e përballjes me skuadrën angleze.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, ku vlen vetëm fitorja. Me rezultate të tjera, gjërat nuk do të ndryshonin shumë. Ne e dimë që na nevojiten edhe gjashtë pikë për ta kaluar fazën e grupeve. Prandaj të martën do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare”, ka thënë Gasperini.

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi ushtarak i detyrueshëm është paralajmëruar shpeshherë nga kryeministri i…