Gasperini lavdëron Etrit Berishën

26 gusht 2019 | 16:29

Trajneri Gian Piero Gasperini e largoi Etrit Berishën nga Atalanta në momentin që u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, duke e detyruar portierin shqiptar që të gjente një skuadër tjetër.

Gardiani i Kombëtares shqiptare i tregoi edhe në përballjet direkte, atje ku Atalanta fitoi me rezultatin 2-3 ndaj SPAL-it në transfertë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Gasperini: “Etrit Berisha ishte më i miri në kampin kundërshtar. Si një ‘ish’, vërtetë shumë e vështirë për ta kapërcyer. Gjithashtu edhe Petanja, që ia njohim vlerat. Fituam një takim që e luajtëm ndaj dy futbollistëve që na njihnin aq mirë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hekuran Murati zyrtarizon aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje Hekuran Murati, ekspert…