Gasperini: Menduam se mund të bënim më mirë ndaj Realit

17 mars 2021 | 13:19

Atalanta u eliminua nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Gan Piero Gasperini ka thënë se nuk do të ndryshonte asnjë nga zgjedhjet e bëra para ndeshjes.

Ai ka thënë se pritjet kanë qenë më të mëdha për të dyja ndeshjet ndaj Realit.

“Pa asnjë diskutim do të kisha bërë të njëjtat zgjedhje. Goli i parë, penallti dhe madje edhe goli në ndeshjen e parë e komprometuan kualifikimin, që gjithsesi do të ishte i vështirë. Kur dhuroni gola të tilla normalisht që bëhet akoma edhe më e vështirë. Është për të ardhur keq, pasi menduam se mund të bënim më mirë”, ka thënë Gasperini.

“Ndeshja mori rrjedhë të gabuar dhe ishte pjesërisht faji ynë, ndaj u bë shumë e vështirë. Këto përvoja janë gjithnjë fantastike për lojtarët, trajnerin dhe klubin, pasi përballemi me më të mirët në nivel ndërkombëtar. Duhet të jemi të kënaqur, pasi eliminuam një skuadër si Ajaxi dhe kaluam në një grup me Liverpoolin. Shpresonim që mund të bënim më mirë në të dyja ndeshjet kundër Real Madrid”, ka shtuar Gasperini.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me…