Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë çuar në ulje

02 shtator 2024 | 14:33

Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit të punës, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë për “KosovaPress”, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.

Vranica thotë se në këtë krizë të gastronomisë, ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që shumica e punëtorëve në këtë sektorë kanë lëshuar vendet e tyre të punës për një jetë më të mirë.

Vranica, ka thënë se në për sallat e dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizimin e ahengjeve, në këtë rast për dasmat. “Ka pasur rritje, por ajo periudhë ka qenë e shkurtër, nëse krahasojmë me vitin e kaluar, në përgjithësi si gastronomi, edhe në sektor ku përfshijnë salla të dasmave, diskotekat, jeta e natës, restorantet, baret, kafeteritë, mesatarisht mund të themi se në sektor, për shembull, i sallave dasmave ka pasur një ulje të interesimit për organizime të tilla. Është duke kapërcyer një lloj krize, që nuk e di se a është ndërrimi i gjeneratave, apo çka është më shumë si pasojë e kësaj”, ka thënë Vranica.

Sipas Vranicës, nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta, pasi që sipas tyre ka edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve.

Vranica shton se punëtorët e këtij sektori nuk po munden t’ia dalin mjaftueshëm me të ardhurat mujore. “Ka pas ankesa shumë nga bizneset sepse ka pasur, sipas tyre, edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve, sepse nuk është që po kalojnë në një krizë ekonomike vetëm qytetarët.  Po shihen pasojat, jo vetëm në kuptimin e qarkullimit por edhe të menaxhimit të brendshëm ku punëtorët nuk po munden për t’ia dalë mjaftueshëm për të çuar muajin e tyre ashtu siç duhet. Por është një raport shumë i ndërlikuar mes kërkesës dhe ofertës që po determinon dhe reflekton problemet e tilla”, ka shtuar ai.

Vranica shton se sipas disa hulumtimeve që ai ka bërë, mbi 100 mijë persona kanë provuar të gjejnë punë në vende të tjera.

Përveç ankesave nga sektori i gastronomisë, edhe qytetarët ankohen për shtrenjtimin e pijeve dhe ushqimit në kafe barët e natës gjatë sezonit veror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e konsideron prioritet organizimin e raundit të…