Gastronomët kërkojnë 10 milionë euro ndihmë nga qeveria

02 nëntor 2020 | 16:00

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar pako të veçantë ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në të kundërtën kjo shoqatë kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin aksionet për të kërkuar mbështetje financiare.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka deklaruar se gastronomia është ndër sektorët më të prekur nga pandemia, pasi një numër i madh i bizneseve janë mbyllur.

“Nëse nuk përkrahemi me ndonjë pako sektori i gastronomisë aksionet nuk do të ndalen dhe ne paralajmërojmë masa tjera sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largu nga puna do ta dërgojmë para qeverisë”, ka thënë Kllokoqi.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se kërkesa është që për sektorin e gastronomisë të ofrohen 10 milionë euro ndihmë nga qeveria.

“Si gjithmonë sektori i gastronomisë ka qenë më i ndikuari negativisht nga pandemia dhe siç po e shihni në qytet ka më pak qarkullim të njerëzve dhe automatikisht ka rënë konsumi. Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë pako të veçantë për sektorin e gastronomisë ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”, ka deklaruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka rezultuar pozitiv në analizat…