Gastronomët kundërshtojnë masat anti-Covid-19 të vendosura nga Qeveria, paralajmërojnë masa radikale

09 nëntor 2020 | 10:19

Shoqata e Gastronomëve ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja anti-COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Ata kërkojnë që të përfshihen në Pako, siç është subvencionimi i pagave, qirasë dhe pagesën e interesave të kredive. Në të kundërtën, sipas tyre, do të ketë marrje të masave radikale, siç janë protestat.

“Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i radhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshirë edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e gastronomëv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid vazhdon të vuajë në La Liga, teksa ka…