Gastronomët marrin mbështetje nga kryetari i Prishtinës për tejkalimin e krizës së pandemisë

16 dhjetor 2021 | 16:49

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka bërë me dije se është takuar të enjten me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Kllokoqi ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmën, duhanin, trasat, etj.

Më tutje, ai ka thënë se nga Rama kanë marrë përkrahje për ta tejkaluar krizën e pandemisë.

“Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës, z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime. Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e çdo gjë tjetër. Kryetari po ashtu shprehu gatishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizën e pandemisë. Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparuar vendi jonë me juve!”, ka shkruar Kllokoqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa herë që varrosim apo rivarrosim dëshmorët e martirët, ne…