Gastronomët rritin çmimet e kafesë, paralajmërohen masa ndaj tyre

24 prill 2021 | 16:03

Kryetari i Autoritet Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e çmimeve të kafesë dhe produkteve të tjera nga gastronomët.

Parteshi i ka bërë thirrje Shoqatës së Gastronomëve të distancohen nga këto sjellje, përpara se ata të iniciojnë procedurë disiplinore në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

Reagimi i plotë:

Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera. Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti
Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve.
Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve. VP
#mosirritçmimet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i ri nga Deçani ka bërë një veprim, që…