Gastronomëve u kërkohet të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar
19 dhjetor 2021
| 15:23
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga të gjithë gastronomët që t’i respektojnë masat anti-Covid.
Përmes një komunikate për medie, kjo shoqatë u ka bërë thirrje gastronomëve që të të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar.
“Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik. Pra: Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar; Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë; Të respektohet orari i lejuar i punës”, është thënë në komunikatë.