Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 për qind më shumë tatim

29 mars 2023 | 13:46

Monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar.

Ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

Thirrjet e shpeshta nga ATK-ja për të përmubushur detyrimet dhe puna në terren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24 për qind ose 64 milionë euro, pagesa 117.08 për qind ose 10 milionë euro dhe numri punëtorëve 14.45 për qind ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar.

Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Dihet që në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë përveç atyre që u përmend, si dukuri e cila mbetet ndër faktorët kyç të informalitetit janë edhe punëtorët e padeklaruar, e kjo është dëshmuar edhe nga puna e inspektorëve, të cilët për 2022 kanë formalizuar 111.84 për qind punëtorë më shumë se vitin e kaluar.

Ajo çka vlen të potencohet është se ky sektor prin me statistika sa i përket fiskalizimit, por mbetet sfidë lëshimi i kuponëve fiskal.

Projekti për përmbushje tatimore në hoteleri dhe gastronomi, si dhe zinxhirin e tyre bashkëpunues do të vazhdojë të implementohet, me qëllim të formalizimit plotë të aktiviteteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale…