Gatasaray ofron dy lojtarë për Muriqin
07 qershor 2019
| 14:52
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është kthyer në objektivin kryesor të Galatasarayt. Kampionët e Turqisë kërkojnë ta fuqizojnë repartin e sulmit duke blerë kartonin e 24-vjeçarit nga skuadra e Rizesporit.
Media turke ‘Ajansspor’ raporton se ndër propozimet e fundit të Galatarasayt ka qenë një marrëveshje ku përfshiheshin dy lojtarë që s’janë më në planet e trajnerit Fatih Terim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Ahmet Çalik dhe mesfushorin Emer Bajram. Drejtuesit e Rizesporit nuk e kanë pëlqyer këtë propozim, por bisedimet për sulmuesin shqiptar mbeten të hapura.