Gati 100 mijë euro grant, qytetari e bën horë deputeten Pacolli: Duhet me pasë pak marre

16 nëntor 2024 | 16:14

Deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, nuk i ka pëlqyer raportimi i mediave për gratn prej gati 100 mijë euro që e ka marrë vëllai i saj në Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo sot ka paralajmëruar se do t`i padisë të gjitha media që kanë raportuar për një gjë të tillë.

Në paralajmërimin e saj në “Facebook”, deputetja ka marrë shumë reagime të qytetarëve, të celët e kanë kritikuar veprimin e deputetes Pacolli.

Njëri nga ta është edhe qytetari Zeim Sadriu.

Ky i fundit, e ka kritikuar ashpër deputeten e VV-së, duke thënë se edhe VV-ja sa ka qenë në opozitë ka vepruar njëjtë, duke ua përmendur familjarët ish-pushtetarëve.

Ai ka thënë se Pacolli duhet të ketë turp për këtë veprim.

“Ky standart i reagimit eshte kriju me te drejte sa ishit ne opozite, vet i keni mesu me reagu ne raste te tilla edhe popullin edhe gazetaret. Tash duhet ta merrni reagimin si krejt normal, sepse edhe ju keni reagu per ndonje familjar edhe me te larget e leje me per ndonje vella!!! Dmth duhet me pas pak marre edhe me u ba e sincert spaku ne nje moment si ky, qe po deshmohet me fakte. Marre, turp”, ka shkruar Sadriu në komentin e tij.

Ndaj komentit të Sadriut ka reaguar deputetja Pacolli, duke thënë se VV-ja kur ka qenë në opozitë ka reaguar me fakte.

“Kur kemi reaguar ne kemi dal me fakte. Nëse kanë fakte që unë kam ndikuar le ti publikojnë”, ka komentuar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e VV-së , Fitore Pacolli ka “kërcënuar” mediat pasi…