Gati 30 vjet pas vrasjes së prindërve, vëllezërit Menendez ribashkohen në burg
Pothuaj 30 vjet pas vrasjes së prindërve të tyre, e cila pati tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vëllezërit, Erik dhe Lyle, janë takuar në burgun e San Diegos
Vëllezërit Menendez, që patën shokuar Amerikën më vrasjen e tmerrshme të prindërve, janë bashkuar prapa grilave, gati tre dekada pasi qenë dënuar për vrasje.
Gjyqi shumë i ndjekur për vrasje të dyfishtë, i Erik Menendez dhe Lyle Menendez, pati tronditur SHBA-në në të 90-at e shekullit të kaluar.
Të dy, janë duke vuajtur burgim me dënim të përjetshëm për vrasjet e bëra në vitin 1989.
Vëllezërit, të moshës 18 dhe 21 në kohën e vrasjes, patën qëlluar prindërit e tyre pasanikë Jose dhe Kitty Menendez më gjakftohtësi në shtëpinë e tyre.
Raportohet se ata kanë shpërthyer në lotë kur janë takuar për herë të parë pas shumë vjetësh, të mërkurën në burgun e San Diegos.