Gati albumi i ri i Lady Gagas
28 shkurt 2020
| 11:36
Pas Oskarit dhe provës si aktore me “A star is Born”, Lady Gaga është e gatshme të rikthehet me një album të ri dhe të premten do të ofrojë një shijim të parë të tij me këngën “Stupid Love”.
Këtë e ka bërë me dije në rrjetet sociale vetë ylli i popit, duke publikuar një foto të një reklame të singëllit. Disku i fundit “Joanne” i takon vitit 2016 dhe në këta katër vjet Lady Gaga ka ndryshuar sërish lëkurë si në nivel profesional, po ashtu edhe në atë privat.