Gati ekipet e ‘All Star Game’, Jamesi sfidon Durantin
Më 18 shkurt në Cleveland do të luhet superndeshja “All Star Game: në basketbollin amerikan, në një duel të vetëm ku yjet e NBA-s dhurojnë spektakël.
Pas zgjedhjes së kapitenëve të skuadrave, ku nga Konferenca e Perëndimit është lideri i Los Angeles Lakers, LeBron James, dhe nga Lindja, Kevin Durant, janë përzgjedhur lojtarët me të cilët do të luajnë përballë njëri-tjetrit në ndeshjen magjike të “All Star Game”. James dhe Durant ishin dy më të votuarit nga tifozët dhe dy ekipet do t’i mbajnë emrat e tyre.
Fatkeqësisht, ylli i Brooklyn Netsit, Duranti, nuk do të luajë pasi është i lënduar. LeBron ka zgjedhur të parin dhe ka afruar në ekipin e tij Giannis Antetokounmpo e Stephen Curry. Ajo që ra në sy ishte se Kevin Duranti nuk mori në ekipin e tij ish-shokun e skuadrës James Harden, që në limite u transferua te Philadelphia dhe kështu përfundoi te skuadra e James. Kjo situatë krijoi të qeshura dhe polemika.
Ekipi i LeBron James: Antetokounmpo, Curry, DeRozan, Jokiq, LeBron James. Në stol: Doncic, Garland, Paul, Butler, Mitchell, VanVleet dhe Harden.
Ekipi i Kevin Durant: Embiid, Morant, Tatum, Wiggins, Young. Në stol: Booker, Towns, LaVine, Murray, Middleton, Ball, Gobert.