Gati konfrontohen fizikisht deputetët e PDK-së me ata të Vetëvendosjes
16 mars 2018
| 17:26
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të PDK-së gati sa nuk janë përleshur fizikisht gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin e Astrit Deharit.
Ky ballafaqim ka ndodhur pasi nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar pesë minuta pauzë për shkak së deputetët e Vetëvendosjes kanë tentuar ta ndërprenë fjalimin ministres së Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha.