
Gati padia ndaj Shakirës për evazion fiskal
11 dhjetor 2018
| 12:00
Ylli i popit Shakira do të akuzohet zyrtarisht nga prokurorët e shtetit spanjoll për evazion fiskal. Padia për mashtrim tatimor prej miliona dollarësh do të dorëzohet në ditët e ardhshme.
Kolumbianja duhet ta mbrojë veten ndaj akuzave se ka shmangur detyrimet ndaj shtetit spanjoll me gati 15 milionë euro për tre vjet. Prokurorët e shtetit nisën hetimet vitin e kaluar dhe zbuluan se 41-vjeçarja mashtroi me 14.5 milionë dollarë midis viteve 2012-2014.