Gati sa nuk eskalon situata: Punonjësi i ZRrE-së flet me Molliqajn, aktivisti i PSD-së i vërsulet
14 shkurt 2022
| 12:27
Një punonjës i ZRrE-së është ankuar se aktivistët e PSD-së po e ndalin siguresën e rrymës në Zyrën e Rregullatorit për Energji. Nga ato hapësira, PSD-ja ka thënë se nuk do të dalin pa e parë vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.
“Ti je tu e ndalë komplet sistemin. A ke ardhur me e dëmtuar buxhetin?”, i ka thënë punonjësi i ZRrE-së, kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Dardan të lutem”, ka vazhduar ai.
Në diskutim e sipër, njëri prej aktivistëve të PSD-së i është vërsulur punonjësit.
Aty ka ndërhyrë Molliqaj, duke ia vënë dorën përpara, ndërsa kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fezjullahu është munduar ta relaksojë situatën.
“A doni me ua qitë nga një gotë ujë”, ka thënë ai duke qeshur.