Gati zgjerimi i koalicionit qeverisës në Prishtinë

10 shkurt 2022 | 11:45

Përparim Rama pritet ta zgjerojë koalicionin e tij me subjektet politike në Prishtinë.

Qeverisjes së arkitektit nga Londra do t’i shtohet edhe Nisma Socialdemokrate në bashkëqeverisjen e Komunës së Prishtinës, ka paralajmëruar, Bekim Brestovci, këshilltari i kryetarit Rama.

Mbylljen me sukses të negociatave për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate, e ka bërë të ditur edhe Endrit Zabërgja, asamblisti i vetëm i Nismës në Asamblenë Komunale të kryeqytetit.

“Po jemi afër finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në”, ka pohuar Zabërgja, në një deklarim të shkurtër për “Paparacin”.

Javën e kaluar, LDK-ja dhe PDK-ja konfirmuar arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Sipas marrëveshjes, PDK-ja mori përsipër udhëheqjen e pesë drejtorive, si dhe pozitën e nënkryetarit.

Një drejtori, sipas marrëveshjes me LDK-në e Ramës, e ka mori në udhëheqje edhe Lëvizja për Bashkim (LB).

LB-ja, përfaqësohet me vetëm një asamblist në Kuvendin Komunal. Numër të njëjtë të ulëseve në kuvend ka edhe Nisma Socialdemokrate. Kësisoj, edhe partia e Fatmir Limajt pritet të udhëheq me një drejtori në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Bekim Brestovci, këshilltari i Përparim Ramës.

“Nisma natyrisht e ka një asamblist në Kuvendin komunal dhe është në negocim e sipër ndoshta edhe për të marrë një drejtori në udhëheqje që pritet të krijohen së shpejti”, ka thënë ai për “Paparacin”.

Komunës së Prishtinës do t’i shtohen edhe katër drejtori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
D.P.T “Artani” – Arben A. Istogu B.I, biznes individual shpall…