Gattuso nuk rrezikon shkarkimin
31 tetor 2018
| 08:32
Fitorja ndaj Sampdorias, edhe pse e vuajtur, duket se i ka dhënë shumë qetësi Milanit, edhe pse tashmë është një ndeshje tjetër, ndaj Genoas.
Stoli i Gennaro Gattuso-s duket se ka shpëtuar, por për ta blinduar edhe më shumë ka menduar drejtori sportiv Leonardo, që i ftuar në një event, u shpreh:
“Zërat për Rinon kanë burim nga jashtë ambjentit dhe për atë që na intereson, nuk duhen marrë në konsideratë. Për këtë nuk na u desh që të përgënjeshtronim, sepse Rino ka mbështetjen e klubit dhe skuadrës”.