Gattuso vazhdon kontratën me Napolin

01 nëntor 2020 | 17:25

Rino Gattuso ka vendosur ta vazhdojë aventurën te Napoli duke pranuar rinovimin e kontratës.

Trajneri do të firmosë deri në vitin 2023 me pagën që do të rritet nga 1,4 milion euro që përfiton aktualisht në sezon në 1,9 milion euro plus bonuset që janë të lidhur me objektivat duke filluar nga pozicionimi në Ligën e Kampionëve e deri te fitimi i trofeve.

Heqja e klauzolës prej 7 milionë eurosh në rast ndërprerjeje të njëanshme të kontratës nga ana e trajnerit ka rezultuar përcaktuese në bisedimet mes palëve për arritjen e pajtimit. Napoli i ka besuar projektit të Gattusos dhe me ish-mesfushorin e Milanit në stol synon të arrijë suksese gjatë një periudhe afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Rudina Hajdari, ka bërë me dije se është prekur…