Gavazaj, afër Dinamo Minsk

06 mars 2019 | 14:19

Futbollisti nga Kosova, Enis Gavazaj mund të transferohet në Bjellorusi.

Sulmuesi i Skënderbeut është duke zhvilluar një provë te skuadra bjelloruse e Dinamo Minsk.

Kjo e fundit aktualisht po zhvillon fazën përgatitore në Turqi dhe Gavazaj u aktivizua titullar dy ditë më parë në një ndeshje miqësore. 23-vjeçari nga Prizreni prishi kontratën e huazimit me rusët e Yenisey vetëm disa javë më parë dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri për të vazhduar karrierën.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me Medalje Presidenciale i dekorova veteranët e luftës së Kosovës…