Gavazaj: Për kombëtaren nuk mjafton të luash jashtë

15 nëntor 2018 | 15:36

Mesfushori Enis Gavazaj pritet të gjejë hapësirë nga fillimi në ndeshjen kundër Skocisë, edhe për shkak të mungesave të shumta që kemi në kombëtare, por në konferencën për shtyp nga Durrësi ish-futbollisti i Skënderbeut nuk mendon se vendin në kombëtare ia ka siguruar të luajturit në Rusi, me Jenisej.

Çfarë duhet përmirësuar para Skocisë: “Kemi folur me trajnerin, duke analizuar ndeshjen e fundit ndaj Izraelit, ku gabuam dhe çfarë duhet rregulluar. Në fakt nuk ishim keq, na mungoi vetëm goli, sepse loja ishte e mirë dhe meritonim më shumë, por duhet të gjejmë mënyrat për të shkuar më lehtësisht te goli”.

A duhet të tentojmë një skemë më sulmuese këtë radhë? “Ndeshjen e parë luajtëm me 3-5-2, nuk është një skemë shumë mbrojtëse. Është një skemë që lejon të bëjë fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Me Jordaninë e provuam, të shohim çfarë skeme do të përdorim për ndeshjet e radhës”.

Çfarë duhet për të shkuar në kombëtare: “Nuk mjafton të luash jashtë. Unë e Abazaj kemi qenë në kombëtare edhe kur luanim në Superiore. Duhet shumë punë, nuk ka rëndësi ekipi dhe kampionati ku luan”.

Niveli i Superiores: “Nuk është shumë i ulët, ndoshta vetëm ritmi është pak i ulët, por jo niveli. Është një kampionat cilësor, sidomos vitin e shkuar u pa që ishte kampionat i fortë, që prodhonte ekipe që luanin mirë edhe në Europë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim zjarrfikësit, me…