Gavazaj transferohet në Rusi
16 korrik 2018
| 19:17
Enis Gavazajt është transferuar edhe zyrtarisht në Rusi. Mesfushori 23-vjeçar është bërë zyrtarisht pjesë e Yenisey Krasnojarsk, kurse firmosi kontratën me klubin nga Siberia pas shkëlqimit në Kategorinë Superiore, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Pas mbylljes së marrëveshjes, mesfushori pozoi me drejtuesit e klubit dhe menaxherin e tij, Shkumbin Qormemeti, ndërsa menjëherë erdhi edhe zyrtarizimi i tij në faqet zyrtare të ekipit të ri.
Për djaloshin e Lindur në Prizren, Yenisey do të jetë klubi i katërt në karrierë, pas aventurave me Gent dhe Roeselare në Belgjikë, dhe dy vjetëve të kaluara te Skënderbeu. Në Rusi aktivizohen edhe tre shqiptarët: Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha.