Gaxherri kundër koalicionit me AKR-në

05 janar 2021 | 14:34

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka deklaruar se ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar nëse partia e saj do të formojë koalicion parazgjedhor me ndonjërën prej partive.

Ajo ka thënë se me partinë e Behxhet Pacollit nuk do të bënte koalicion, pasi sipas saj, AKR-ja shpesh i ka thyer marrëveshjet

Gaxherri ka deklaruar se LDK duhet të shkojë e vetme në zgjedhje. Ajo ka përmendur edhe koalicionin me AKR-në.

“Nuk kemi marrë vendim zyrtarisht, kemi diskutuar një ditë si grup parlamentar se nuk duhet të ketë koalicion dhe të shkojmë vetëm. Për këtë së pari diskutohet në Kryesi të partisë dhe më pas vendos Këshilli i Përgjithshëm. Nuk do të kisha pranuar koalicion me askënd, duhet të shkojmë vetëm. Kemi provuar koalicione me të gjitha partitë, edhe me AKR-në për të cilën kam respekt, por AKR-ja shumë shpesh i ka thyer marrëveshjet, i ka marrë votat, kanë kaluar nga LDK-ja, qoftë në qeveri, edhe kësaj radhe kemi pasur shpesh shantazh që s’do të jemi ose jo në koalicion, kur të bëhet koalicioni duhet me qenë korrekt, prandaj duhet të shkojmë me forcat tona”, ka thënë Gaxherri për “Reporteri.net”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Eriksen është një nga yjet e paktë në shitje…