Gaz lotsjellës dhe të shtëna në Zveçan

26 maj 2023 | 13:40

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Para objektit të Komunës së Zveçanit janë dëgjuar të shtëna me armë.

Paraprakisht, policia ka njoftuar se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë, raporton “Rel”.

Ndonëse kanë thënë se së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri janë dëgjuar fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq janë mblodhën edhe qytetarë.

“Radio Evropa e Lirë” mëson se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Grand…